Mucunski uron Peter Magjarin, pret vazhdim të bashkëpunimit dypalësh
- – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski i dërgoi urime Peter Maxharit, liderit të partisë Tisa, i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare në Hungari.
- Post By Fitore Curri
- 15:42, 13 prill, 2026
Shkup, 13 prill 2026 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski i dërgoi urime Peter Maxharit, liderit të partisë Tisa, i cili fitoi në zgjedhjet parlamentare në Hungari.
Mucunski, në publikimin në rrjetin “Iks”, shprehu pritshmëri se do të vazhdojë bashkëpunimin “të bazuar në respekt të ndërsjellë, partneritet dhe vlera të ndara evropiane”.
"Urime Peter Maxharit për rezultatin e zgjedhjeve. Qytetarët e Hungarisë folën hapur dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se vullneti demokratik i popullit. Ne i vlerësojmë marrëdhëniet e forta dypalëshe të ndërtuara gjatë viteve dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë bazuar në respekt të ndërsjellë, partneritet dhe vlera të përbashkëta evropiane", shkroi Mucunski në "Iks".
Në Hungari dje u mbajtën zgjedhje parlamentare në të cilat humbi partia Fides e kryeministrit Viktor Orban pas 16 vjetëve pushtet, ndërsa në të cilat fitoi partia opozitare e re e formuar Tisa e Peter Maxharit.
Me 97 për qind të votave të numëruara, Tisa fitoi 138 vende në Parlamentin hungarez, përderisa Fides ka vetëm 55 (gjashtë vende do të fitojë partia e djathtë Mi Hazank). Tisa do të ketë disa ulëse të deputetëve më shumë se shumica e nevojshme prej dy të tretash, me të cilën do të mund të ndërrohet një numër i madh i funksionarëve në gjyqësor dhe organet rregullatore. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s