Privohet nga liria një banor nga Pepelishta e Negotinës, i cili nën ndikimin e alkoolit dhe me masë ndalimi për drejtim, ka goditur një këmbësor
- - Një banor i fshatit Pepelisht të Negotinës është privuar nga liria pasi ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit dhe me ndalesë për drejtim mjeti, duke goditur një këmbësor në fshat, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme - Veles.
- Post By Fitore Curri
- 14:42, 13 prill, 2026
Negotinë, 13 prill 2026 (MIA) - Një banor i fshatit Pepelisht të Negotinës është privuar nga liria pasi ka drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit dhe me ndalesë për drejtim mjeti, duke goditur një këmbësor në fshat, njoftoi sot Sektori i Punëve të Brendshme - Veles.
"Më 12.04.2026 në orën 14:00, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria L.D. (55) nga fsh. Pepelishtë, rrethina e Negotinës. Ai duke drejtuar një automjet udhëtarësh 'Jugo' me targa të Negotinës, ka goditur këmbësorin R.M. (62) nga po ky fshat, i cili ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore të Negotinës", sqaruan nga SPB - Veles.
Siç informuan prej atje, pas marrjes së masave dhe verifikimeve të kryera, u konstatua se L.D. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2.76 promilë alkool në gjak dhe e ka drejtuar automjetin me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit.
"Me udhëzime të prokurorit publik, ai u ndalua në stacion policor, automjeti u sekuestrua dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës", shtuan nga SPB - Veles. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s