MPB: Privohen nga liria dhjetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, tetë kanë vozitur pa patentë shoferi, nga të cilët një i mitur
- - Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria dhjetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve, tetë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, përkatësisht nga dy në Shkup, Prilep dhe Gostivar, një në Tetovë dhe një i mitur në Çashkë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Fitore Curri
- 14:35, 13 prill, 2026
Shkup, 13 prill 2026 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria dhjetë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve, tetë kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, përkatësisht nga dy në Shkup, Prilep dhe Gostivar, një në Tetovë dhe një i mitur në Çashkë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Një shofer në Negotinë ka drejtuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer në zonën e Negotinës ka shkaktuar aksident rrugor duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit dhe me ndalim aktiv për drejtimin e automjetit. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse", thuhet në kumtesën e MPB-së.
Nga MPB u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është shqiptuar ndalimi i drejtimit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe le të kontribuojmë të gjithë së bashku për qarkullim të sigurt. fc/
Foto: MPB