• e premte, 23 gusht 2024

Mucunksi - Suriani: TË nxitet dialogu dhe të avancohet respektimi i lirive religjioze

Mucunksi - Suriani: TË nxitet dialogu dhe të avancohet respektimi i lirive religjioze

Shkup, 21 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot u takua me nunciun apostolik për Maqredoninë e Veriut me seli në SOfje, moinsinjor Luçano Suriani.

Në takim, siç informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, u shpreh kënaqësia e ndërjelltë nga zhvillimi i suksesshëm i marrëdhënieve bilaterale, të bazuara në lidhjet e rëndësishme historike, vlera të ndara kulturore dhe tradita të përbashkëta shpirtërore.

Ministri Mucunki e ceki rolin e vendit tonë në promovimin e dialogut ndër-religjioz dhe respektimin e lirive fetare dhe u falënderua për mbështetjen e Vatikanit në rrugën tonë drejt BE-së, e cila për ne është me rëndësi të veçantë dhe do të vazdojë të jetë inspirim i fuqihsëm për qytetarët tanë dhe udhërrëfyes në ndërtimin e shoqërisë prosperuese.

Nunciu apotolik, siç ceket, shfaqi bindje se edhe në të ardhmen, me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojë të nxitet dialogu, të avancohet respektimi i lirive religjioze dhe të ndërtohen ura të reja të mirkëputimit në frymën e traditave fetare universale. ab/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR