• e premte, 22 nëntor 2024

Moura largohet nga Totenhemi

Moura largohet nga Totenhemi

Londër, 19 maj 2023 (MIA) - Futbollisti brazilian Lukas Moura do të largohet nga Totenhemi në fund të këtij sezoni, konfirmoi sot skuadra nga Premier Liga.

Moura i cili këtë sezon ka pasur probleme me lëndimet e shpeshta, erdhi në Totenhem nga PSZH-ja në vitin 2018 dhe që atëherë ka luajtur 219 ndeshje ku ka shënuar 38 gola. 

Braziliani do të kujtohet në historinë e Totenhemit i cili me het-trikun e tij në ndeshjen kundër Ajaksit në vitin 2019 e dërgoi klubin anglez në finale. 

"Kudo që të jem, zemra ime gjithmonë do të jetë këtu. Ky është klubi im dhe gjithmonë do të mbetet shtëpia ime", ka shkruar 30 vjeçari Moura në rrjetet sociale. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR