• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mota pasardhës i Alegrit në Juventus

Mota pasardhës i Alegrit në Juventus

Romë, 23 maj 2024 (MIA) - Gjiganti italian në futboll e ka emëruar Tiago Motan për trajner të ri, publikoi sot insajderi Fabricio Romano.

Pas Juventusit është sezon, ku klubi torinez e ka fituar Kupën e Italisë dhe ka siguruar kualifikim në Ligën e kampionëve, por vendi i katërt në Seria A, si dhe eliminimi i hershëm nga kupat evropiane nuk i kënaq apetitet e krerëve të Zonjës së Vjetër, të cilët vendosën ta ndërpresin bashkëpunkmin me trajnerin e deritanishëm, Masimiliano Alegri.

Mota këtë sezon e ka udhëhequr Bolonjën deri në Ligën e kampionëve dhe vendin e tretë në Seria A, duke fituar pikë të njëjta me Juventusin, me të cilin në xhiron e fundit luajtën baraz 3:3. Ky është rezultat historik për Bolonjën, e cila nuk ka luajtur në garën elitare evropiane që nga viti 1965, kur klubi nga Emilianbo Romanja për herë të fundit është bërë kampion.

Mota është ish lojtar i PSZh-së, Barcelonës dhe Interit. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR