Mot i ndryshueshëm me vranësira, temperatura deri 11 gradë
- – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa gjatë Vardarit erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 11 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 07:23, 3 shkurt, 2026
Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa gjatë Vardarit erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 6 deri 11 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 9 gradë.
Sipas DPHM-së, nga e mërkura moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në male më të larta me reshje të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa të mërkurën erë e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperaturat do të rriten. fc/
Foto: MIA