• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Nënshkruhet Memorandum mirëkuptimi me EBA për shkëmbim të përvojave në fushën e zhvillimit dhe modernizimit të Qeverisë

Nënshkruhet Memorandum mirëkuptimi me EBA për shkëmbim të përvojave në fushën e zhvillimit dhe modernizimit të Qeverisë

Shkup, 3 shkurt 2026 (MIA) - Memorandum mirëkuptimi është nënshkruar midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për shkëmbimin e përvojave në fushën e zhvillimit dhe modernizimit të Qeverisë, gjatë takimit të sotëm dypalësh në Dubai midis ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, sheikut Abdullah bin Zajed Al Nahjan.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Memorandumi përcakton një kornizë institucionale për bashkëpunim sistematik që synon përmirësimin e politikave publike, forcimin e kapaciteteve administrative, transformimin digjital dhe zbatimin e modeleve inovative të menaxhimit.

"Nënshkrimi i dokumentit hap mundësi të reja për shkëmbimin e njohurive, ekspertizës dhe praktikave të mira, si dhe për zbatimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve qeveritare", theksuan nga Ministria.

Në takim u diskutua edhe mundësia e krijimit të një linje ajrore të drejtpërdrejtë midis Shkupit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

"Në të njëjtën kohë, është bërë një shqyrtim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve dypalëshe, gjatë të cilit u shqyrtuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të tyre. Theks i veçantë është vendosur në avancimin e bashkëpunimit politik, forcimitn e lidhjeve ekonomike dhe intensifikimin e shkëmbimit tregtar midis dy vendeve", shtohet në komunikatën e Ministrisë.

Të dyja palët konfirmuan vendosmërinë e tyre të përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet e partneritetit dhe për të zhvilluar iniciativa specifike. Kjo, siç theksohet në komunikatë, do të kontribuojë në rritjen e qëndrueshme ekonomike, efikasitetin institucional dhe bashkëpunimin e thelluar midis vendit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. mb/

Foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme

QËNDRONI TË LIDHUR