Takim Sali-Kulman: Është biseduar edhe për kërkesën e tretë për lirimin e fondeve në kuadër të Axhendës së reformave
- Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, realizoi në Bruksel një takim zyrtar me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Kupman.
- Post By Melahat Baftija
- 19:57, 3 shkurt, 2026
Shkup, 3 shkurt (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, realizoi në Bruksel një takim zyrtar me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Kupman.
Gjatë takimit u diskutua mbi zbatimin e Axhendës së reformave dhe Planit të rritjes, progresin e arritur në fushën e digjitalizimit, si dhe reformat kyçe në kuadër të procesit të integrimit evropian. U theksuan përfitimet konkrete për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, përfshirë anëtarësimin në Zonën e vetme evropiane të pagesave (SEPA), si dhe avancimin e iniciativave digjitale, përfshirë projektin WiFi4WB.

"Bashkëbiseduesit shkëmbyen gjithashtu mendime mbi kërkesën e tretë për lirimin e fondeve në kuadër të Agjendës së Reformave, ecurinë e zbatimit të udhërrëfyesve reformues, si dhe sfidat aktuale lidhur me Sistemin e Hyrje/Daljes dhe politikat tregtare të Bashkimit Evropian", qëndron në kumtesën e Ministrisë.
Siç theksojnë nga atje, në këtë kontekst, u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe koordinimit efektiv ndërinstitucional për realizimin me sukses të objektivave të përbashkëta. mb/
Foto: MÇE