Mot i ndryshueshëm me shi edhe ditët në vijim
- Në ditët në vijim moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Pasdite do të ketë dukuri lokale të motit jo stabil me reshje të dendura të shiut dhe bubullima, njofton DPHM.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:33, 10 maj, 2024
Shkup, 10 maj 2024 (MIA) - Në ditët në vijim moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Pasdite do të ketë dukuri lokale të motit jo stabil me reshje të dendura të shiut dhe bubullima, njofton DPHM.
Temperatura minimale e mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë në 26 gradë Celsius. qa/
Foto: MIA