• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mot i lig në vendet baltike, një person humbi jetën

Mot i lig në vendet baltike, një person humbi jetën

Kopenhagë, 7 gusht 2023 (MIA) - Së paku një person e humbi jetën në motin e lig që sot i kaploi vendet të cilat kufizojnë me Detin baltik. Bëhet fjalë për një 50-vjeçare e cila ndërroi jetë në Lituani për shkak të rrëzimit të drunjve në afërsi të kufirit me Letoninë.

Moti i lig shkaktoi shtyrje të fluturimeve, ndërprerje të komunikacionit trajektor dhe dalje të pjesërishme të trenave nga binarët. Dy vagonë të një trni udhëtarësh dolën nga binarët në Suedi, por nuk ka të lënduar, kumtoi policia. Fatkeqësia ndodhi sepse diga ishte rrezikuar nga reshjet e rrëmbyeshme dhe rrëshqitjet e dheut, shtojnë nga policia. Të dielën në Suedi i vërejtën mijëra goditje nga rrufeja.

Në Norvegjinë jugore, autoritetet e ngritën paralajmërimin për kushte ekstreme të motit në nivelin më të lartë për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, rrëshqitjes së dheut dhe vërshimeve rrëmbyese. përderisa rrugët në Osllo janë përmbytur. Në port sot mbetën feribotët që i lidhin Poloninë me Suedinë, dy ishuj gjermanë me Gjermaninë kontinentale, si dhe Norvegjinë me Danirmarkën. Feribotët dhe anijet e tjera të cialt qarkullojnë drejt ishijve gjermanë Hindenze dhe Rigen janë anuluar për sot dhe nesër, ndërsa nga turistët është kërkuar t'i ndryshojnë planet për udhëtim të mërkurën.

Në Letoni, sipas meteorologëve, breshër me madhësi të topit të golfit ka rënë në fshatin Apgulde, në jugperëndim të Rigës. Sipas televizionit shtetëror, goditjet e erës me shpejtësi prej 108 kilometra në orë shkaktuan shkulje të drunjve. Në rajonin Dobele në Letoni, siç lajmëroi Baltik njus servis, moti i lig shkaktoi dëme të mëdha.

Kushtet e motit në Danimarkë edhe më tej janë të pavolitshme, kumtoi policia në pjesën juglindore të rrjetit social Iks, i njohur si Tuiter. Shërbimi zjarrfikës në Kopenhagë u bëi thirrje njerëzve të evitojnë shkuarjen në parqe dhe pyje. ab/

Foto: ЕPА



QËNDRONI TË LIDHUR