• e premte, 22 nëntor 2024

Moska kërkon një të pestën e territorit të Ukrainës dhe paralajmëron se mundësitë po ngushtohen

Moska kërkon një të pestën e territorit të Ukrainës dhe paralajmëron se mundësitë po ngushtohen

Moskë, 6 gusht 2024 (MIA) - Zyrtari i lartë rus sot e paralajmëroi Ukrainën se kushtet do të jenë më të vështira për popullin e saj nëse pret më gjatë për të hyrë në negociatat paqësore. Moska njoftoi se negociatat duhet të bazohen në atë që Ukraina do të heq dorë nga toka që arrin një e pesta e territorit të saj - një pjesë e madhe e saj e pushtuar nga forcat ruse - duke hequr dorë nga çdo mundësi për përfshirje drejt  Aleancës së udhëhequr nga Perëndimi, kushte që Ukraina menjëherë i hodhi poshtë.

Sergej Shojgu, sekretar i Këshillit rus për Siguri deri më parë edhe ministër i Mbrojtjes, tha se Ukraina ka humbur 420 kilometra katror territor me shumë viktima, pasi Putini propozoi kushtet paqësore më 14 qershor.

"Mundësitë për Ukrainën po ngushtohen", tha Shojgu, duke shtuar se Ukraina nuk është përgjigjur dhe se do të humb më shumë territore sa më gjatë të vonojë.

 "Iluzionet e regjimit të Kievit se evropianët do të organizojnë edhe një samit të mrekullueshëm paqësor,...në të cilin të gjitha problemet e tyre të brendshme vetë do t'i zgjidhin, i kushtojnë shtrenjtë popullit të Ukrainës", tha Shojgu.

Pas dërgimit të ushtarëve të saj në vitin 2022, Rusia tani kontrollon rreth 18 për qind të Ukrainës, duke përfshirë edhe Krimenë, të cilën e ndërmori dhe e aneksoi në mënyrë të njëanshme në vitin 2014. Gjithashtu, mban pjesë të katër rajoneve në Ukrainën juglindore për të cilat Putini, duke i'u referuar arsyetimeve historike dhe kulturore, thotë se Kevi duhet të heq dorë në tërësi. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR