• e shtunë, 23 nëntor 2024

Numri i viktimave në sulmin rus ndaj Zaporozhjes u rrit në tetë, të lënduar 42 persona

Numri i viktimave në sulmin rus ndaj Zaporozhjes u rrit në tetë, të lënduar 42 persona

Kiev, 8 nëntor 2024 (MIA) - Në Zaporozhje, si rezultat i sulit rus me bomba ajrore, tetë persona e humbën jetën, ndërsa 42 u plagosën, mes të cilëve edhe një fëmijë njëvjeç, kumtoi sot shefi i rajonit administrativ ushtarak, Ivan Fedorov.

Në sulmin e djeshëm rus ndaj Zaporozhjes, pesëkatëshja u godit nga bombat kasetore (KAB), ndërsa tre bomba goditën shtëpi private, transmetojnë mediumet ukrainase.

Nga shpërthimi janë dëmtuar ndërtesat e institucionit shëndetësor.

"Ushtarët rusë e sulmuan Zaporozhjes në bomba ajrore. Është shkatërruar një ndërtesë e zakonshme banimi, shtëpi private, ndërtesa e spitalit onkologjik. Po gjurmohen njerëzit nën rrënoja. Secili sulm i tillë rus jo vetëm që vret njerëz dhe shkatërron jetë, por e shkatërron edhe rëndësinë e çfarëdo lloj deklaratash se bisedimet me Rusinë gjoja mungojnë... Vdekja e njerëzve u shkakton kënaqësi", shkroi dje presdienti ukrainas, Volodimir Zelenski në telegram.

Paraprakisht u kumtua se në Zaporozhje jetën e humbën katër persona, ndërsa 18 janë lënduar, mes të cilëve tre fëmijë, si rezultat i sulmit rus me bomba ajrore. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR