Morata: Biseda me Simeone më bëri të ndihesha i rëndësishëm, kisha nevojë për këtë
- Lojtari i Atletiko Madridit, Alvaro Morata ka vlerësuar paraqitjet e tij në fillim të sezonit.
Madrid, 15 nëntor 2023 (MIA) – Lojtari i Atletiko Madridit, Alvaro Morata ka vlerësuar paraqitjet e tij në fillim të sezonit.
"Këtë verë fola me trajnerin Diego Simeone. Ishte një bisedë për të marrë një vendim dhe më bëri të ndihesha i rëndësishëm. Më duhej kjo. Kur ndjeni besimin e mentorit dhe shokëve tuaj të skuadrës, gjithçka bëhet më e lehtë. Ndihem më i dashur. Kjo vërehet kur luajmë në shtëpi, e vërej dhe e vlerësoj shumë. Do të luftojmë për titullin kampion deri në fund", deklaroi Morata për “Marca”.
Sulmuesi 31-vjeçar luajti 11 ndeshje për Atletikon këtë sezon në Primera, duke shënuar shtatë gola dhe dy asistime. Në Ligën e Kampionëve, ai ka pesë gola dhe një asistim në katër ndeshje.
Atletiko ka fituar 28 pikë në 12 raunde të kampionatit kombëtar dhe është në vendin e katërt në renditje. Lider është Zhirona me 34 pikë. ls/
Foto: EPA