• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mojsi shpreson që Leverkuzeni e teproi me birrën

Mojsi shpreson që Leverkuzeni e teproi me birrën

Londër, 17 prill 2024 (MIA) - Menaxheri i Vest Hem, Dejvid Mojs, bëri shaka se shpresonte që në Baer Leverkuzen kanë pirë shumë birrë për të festuar fitoren e titullit gjerman. Nesër, “çekanët” përballen me Baer Leverkuzenin në revanshin e çerekfinales së Ligës Evropiane.

"Aspirinët" kanë dy gola epërsi pasi e fituan ndeshjen e parë 2:0. Ata janë ende të pamposhtur që nga fillimi i sezonit.

"Është fantastike që u bënë kampionë dhe e meritojnë të festojnë. Të shpresojmë se ata kanë pirë më shumë nga ato birra të mëdha gjermane", tha Mojsi.

Trajneri skocez theksoi se ishte i kënaqur që Xhared Bovenin dhe Kalvin Fillipsin kishin rifilluar stërvitjen sot. Megjithatë, ai nuk ka konfirmuar se ata do të luajnë nesër.

"Javën e kaluar ishte një ndeshje e madhe kundër Leverkuzenit, ndërsa tani kemi një tjetër që vjen. Kur arrin në çerekfinale dhe gjysmëfinale, është emocionuese. Në ndeshjet evropiane, rezervat shpesh bëjnë diferencën", shtoi skocezi.  qa

Foto. Arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR