• e premte, 08 nëntor 2024

Mojs pas fitores në Ligën e konferencës: Duhet punuar shumë për momente të tilla

Mojs pas fitores në Ligën e konferencës: Duhet punuar shumë për momente të tilla

Pragë, 8 qershor 2023 (MIA) - Trajneri i Uest Hemit, Dejvid Mojs ka dhënë vlerësimin e tij për fitoren ndaj Fiorentinës (2:1) mbrëmë në finalen e Ligës së konferencës.

"Është fantastike! Kam pasur një karrierë të gjatë futbolli. Ngjarje të tilla nuk ndodhin çdo ditë. Duhet të punosh shumë dhe fort për momente të tilla. Për fat, sonte gjithçka kaloi mirë. Ndjenjat janë të mrekullueshme", ka thënë Mojs.

Ai u bë trajneri i parë skocez pas Fergusonit që fiton Kupën evropiane. Herën e fundit nën drejtimin e një skocezi, Mançester Junajtedi në vitin 2008 e fitoi Ligën e kampionëve.

 

QËNDRONI TË LIDHUR