• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Modriqi mbetet në Madrid edhe një vit

Modriqi mbetet në Madrid edhe një vit

Madrid, 22 maj 2024 (MIA) - Nga fundi janë negociatat mes Lluka Modriqit dhe Real Madridit rreth çështjes për kontratë të re, ndërsa sipas paralajmërimeve të mediumeve spanjolle, epilogu është se futbollisti kroat do të mbetet në klub të paktën edhe një vit.

Gazeta spanjolle "Marka" njoftoi se Modriqi, i cili kaloi 12 vite në Madrid, u pajtua me zvogëlim të dukshëm të pagës dhe se edhe krahas ofertave të shumta, megjithatë ka vendosur se Reali është opsioni më i mirë i mundshëm për të.

"Lluka e ka pranuar uljen e pagës pasi dëshiron ta përfundojë karrierën në Real. Ambicja e tij është të bëhet kapiten i Realit, dëshiron të hyjë në histori me fitimin e trofeve të reja dhe posaçërisht edhe një në Ligën e kampionëve", shkruan mes tjerash "Marka".

Lluka Modriq karrierën e filloi në Dinamo të Zagrebit në vitin 2003, ndërsa pas huazieve të shkurta në Zrinjski dhe Inter Zapreshiq, në vitin 2008 kaloi në Totenhem. Katër sezone kaloi në Londër, ndërsa nga viti 2012 është pjesë e Realit të Madridit, me të cilët ka fituar gjithçka që ka mundur të fitohet.

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR