Modriqi dëshiron të mbetet edhe një sezon në Real Madrid
- Futbollisti i Real Madridit, Luka Modriq planifikon ta vazhdojë kontratën me klubin, raporton insajderi Fabricio Romano.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:39, 19 mars, 2025

Madrid, 19 mars 2025 (MIA)- Futbollisti i Real Madridit, Luka Modriq planifikon ta vazhdojë kontratën me klubin, raporton insajderi Fabricio Romano.
Kroati dëshiron të mbetet në Real edhe një sezon dhe të nënshkruaj deri në verën e vitit 2026.
Modriqi më 9 shtator do të mbushë 40 vjet.
Mesfushori luan për Real Madridin që nga viti 2012. Këtë sezon, ai luajti 44 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë shtatë asistime. qa/
Foto: EPA