• e shtunë, 23 nëntor 2024

Modriq mbetet lojtari me më shumë trofe në historinë e Real Madridit

Modriq mbetet lojtari me më shumë trofe në historinë e Real Madridit

Madrid, 15 gusht 2024 (MIA) - Pas fitores së Real Madridit me 2:0 ndaj Atalantës në Superkupën e UEFA-së, mesfushori Luka Modriq mbetet lojtari me më shumë trofe në historinë e klubit madrilen. 

Për kroatin ky trofe është i 27-ti në fanellën e “Klubit mbretëror”.

Të dytët në këtë listë janë Daniel Karvahal dhe Naço, të cilët kanë nga 26-të trofe me Real Madridin. Karim Benzema dhe Marselo përmbyllin treshen e parat me 25.

Mbrëmë në Varshavë, Real Madridi fitoi Superkupën e UEFA-s për herë të gjashtë, një rekord mes të gjitha klubeve.

Barcelona dhe Milani për pesë herë e fituan trofeun, ndërsa Liverpuli katër herë. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR