• e mërkurë, 03 korrik 2024

Modriq i gatshëm të shpërngulet në Arabinë Saudite verën e ardhshme

Modriq i gatshëm të shpërngulet në Arabinë Saudite verën e ardhshme

Madrid, 20 nëntor 2023 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq mori vendim për të ardhmen e tij, njofton "Sport". Kroati vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë në Arabinë Saudite, ku dëshiron të transferohet gjatë afatit kalimar të verës në vitin 2024. 

Futbollisti 38-vjeçar ka për qëllim të fitojë më shumë minuta në lojë. Disa klube në Arabinë Saudite janë të gatshme të ofrojnë kontratë për veteranin.

Transfermarkt e vlerëson vlerën e Modriqit në 10 milionë euro. Ai luajti 11 ndeshje në La Liga këtë sezon, pa shënuar asnjë gol. si/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR