• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mjetet për projekte të komunave janë parashikuar me ribalancin në seancën e ardhshme qeveritare të martën

Mjetet për projekte të komunave janë parashikuar me ribalancin në seancën e ardhshme qeveritare të martën

Shkup, 23 gusht 2024 (MIA) - Një pjesë e mjeteve të destinuara për projekte të komunave në vlerë prej 250 milionë euro janë parashikuar me ribalancin dhe në seancën e ardhshme qeveritare të martën presim të fillojnë ngadalë të shfrytëzohen për nevojat e qytetarëve përmes komunave, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, theksoi Mickoski, menjëherë do ta shpallë thirrjen publike, në të cilën komunat duhet të aplikojnë me projekte dhe ato projekte pastaj do të financohen.

"Ato projekte fillimisht do të financohen përmes këtyre gjashtë miliardë denarëve të parashikuara me ribalancin dhe pastaj me 15 miliardë denarë të reja të cilat do të parashikohen në buxhetin e ri. Për herë të parë në historinë e shtetit të pavarur të Maqedonisë kemi një lloj të tillë të qasjes ndërmjet qeverisë qendrore dhe komunave", deklaroi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive.

Pas më shumë se 20 vitesh, nënvizoi Mickoski, Qeveria dhe BNJVL do të jenë partnerë në shumë procese të rëndësishme për qytetarët.

"Qeveria dhe kryetarët e komunave janë këtu për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe të punojnë për interesin e qytetarëve", deklaroi Mickoski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR