Miteva për takimin Davkova- Filipçe: Nuk mund të jap qëndrim nga aspekti i qeverisë, shpresoj të kenë bisedë konstruktive
- Duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për takim mes presidentes së shtetit dhe kryetarit të opozitës, nuk do të mund të japë qëndrim nga aspekti i qeverisë, shpresoj që të kenë një bisedë konstruktive për kahet në të cilat do të veprohet në të ardhmen, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva e pyetur për qëndrim në lidhje me takimin e sotëm të presidentes Gordana Siljanovska Davkova me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe.
- Post By Fami Bajrami
- 13:45, 26 nëntor, 2024
Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për takim mes presidentes së shtetit dhe kryetarit të opozitës, nuk do të mund të japë qëndrim nga aspekti i qeverisë, shpresoj që të kenë një bisedë konstruktive për kahet në të cilat do të veprohet në të ardhmen, tha zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva e pyetur për qëndrim në lidhje me takimin e sotëm të presidentes Gordana Siljanovska Davkova me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe.
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova sot do të zhvillojë takim pune me liderin e LSDM-së opozitare, Venko Filipçe.
Siç bënë të ditur nga LSDM-ja, takimi do të mbahet në kabinetin e presidentes në villën Vodno me fillim nga ora 15. Pas takimit është paraparë deklaratë për media nga lideri i LSDM-së.
Foto: arkivi i MIA-s