• e enjte, 26 dhjetor 2024

Misioni i OSBE-së në Tiranë: Presim një fushatë zgjedhore paqësore dhe të hapur

Misioni i OSBE-së në Tiranë: Presim një fushatë zgjedhore paqësore dhe të hapur
Tiranë, 13 prill 2023 (MIA) - Misioni i OSBE-së në Tiranë sot bëri thirrje për një fushatë zgjedhore paqësore dhe të hapur, ku “konkurrenca politike do të jetë maksimalisht konstruktive”.
 
Një ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, Misioni i OSBE-së në Tiranë apeloi që ajo të zhvillohet në përputhje me legjislacionin shqiptar, standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR.
 
"Nesër nis fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit. Është një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel lokal. Ka ende shumë punë për të bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit#, thuhet në deklaratën e OSBE-së në Tiranë.
 
 
OSBE pret një "fushatë paqësore dhe të hapur ku konkurrenca politike do të jetë sa më konstruktive".
 
Më herët ka dërguar mesazh edhe presidenti shqiptar Bajram Begaj.
 
"Një proces zgjedhor i drejtë dhe i paanshëm, i bazuar në kushtetutë dhe ligj, është një detyrim thelbësor ndaj shtetit. Zgjedhjet nuk janë për partitë politike, por për Shqipërinë, për qytetarët e saj", tha ndër të tjera Begaj.
 
 
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të përdorin vullnetin e tyre të lirë, duke shtuar se çdo kërcënim apo shantazh duhet të dënohet dhe të ndëshkohet.
 
Fushata zgjedhore nis zyrtarisht nesër dhe përfundon më 12 maj në mesnatën kur fillon heshtja zgjedhore. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR