• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mishel: Gjeorgjia nuk duhet të humbas mundësinë historike për perspektivën e saj evropiane

Mishel: Gjeorgjia nuk duhet të humbas mundësinë historike për perspektivën e saj evropiane

Bruksel, 1 shtator 2023 (MIA) - Gjeorgjia nuk duhet të humbas mundësinë historike që mori me vendimin e Këshillit Evropian për t'i dhënë vendit një perspektivë evropiane, theksoi sot kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, gjatë një takimi me presidenten gjeorgjiane Salome, Zurabishvili në Bruksel.

"Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të mbështetur Gjeorgjinë në përparimin e rrugës së saj evropiane, por vendit do t'i duhet të thellojë më tej reformat e nevojshme, veçanërisht në fushën e drejtësisë, deoligargizimit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe në pluralizmin mediatik", tha Mishel.

Sipas tij, me rëndësi prioritare për Gjeorgjinë është depolarizimi i shoqërisë dhe ndërtimi i një kulture politike gjithëpërfshirëse.

Krahas marrëdhënieve mes BE-së dhe Gjeorgjisë, Mishel dhe Zurabishvili diskutuan edhe për zhvillimet në rajonin e Kaukazit Jugor dhe pasojat nga pushtimi rus në Ukrainë. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR