• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mishel: Duhet të sigurojmë mbrojtje ajrore dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën

Mishel: Duhet të sigurojmë mbrojtje ajrore dhe mbështetje ushtarake për Ukrainën

Bruksel, 17 prill 2024 (MIA) - Duhet urgjentisht të sigurojmë mbrojtje ajrore për Ukrainën dhe të përshpejtojmë dhënien e gjithë mbështetjes ushtarake për vendin, përfshirë edhe municionin, njoftoi sonte vonë në rrjetet sociale kryetari i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel gjatë ditës së parë të Samitit të Posaçëm të Unionit.

"Me presidentin Vollodimir Zelenski biseduam për ngjarjet më të reja në Ukrainë. Dënojmë fuqishëm sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës kritike, veçanërisht sektorit të energjisë", tha Mishel në një postim në X.

Ai theksoi në një njoftim tjetër se BE-ja ka një interes strategjik për një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bashkëpunuese dhe reciproke me përfitime të përbashkëta me Turqinë. sa/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR