• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministrja Janevska u takua me ambasadoren rumune, Adela Monika Aksinte

Ministrja Janevska u takua me ambasadoren rumune, Adela Monika Aksinte

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe shkencës ndërmjet Maqedonisë dhe Rumanisë përmes iniciativave të reja të përbashkëta për lidhjen e institucioneve arsimore, shkëmbimin e nxënësve, studentëve dhe kuadrit mësimor - shkencor, sot biseduan ministrja e  Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe ambasadorja rumune Adela Monika Aksinte, kumtuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Janevska dhe Aksinte posaçërisht iu referuan mundësisë së ndarjes  së bursave në të ardhmen për studimin e gjuhës maqedonase dhe rumune, letërsisë, kulturës dhe civilizimit në Universitetin e Bukureshtit, gjegjësisht  në lektoratin e  gjuhës rumune në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Duke e falënderuar ambasadoren për përkushtimin e saj në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira bilaterale, ministrja Janevska theksoi se bashkëpunimi me Rumaninë është me interes kombëtar dhe pret përmbushjen e dispozitave të protokollit të bashkëpunimit që të dyja vendet e nënshkruan në vitin 2023. bsh/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR