• e diel, 05 janar 2025

Ministrja Janevska në takim me përfaqësuesit e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme për kërkesat e tyre në vitin 2025

Ministrja Janevska në takim me përfaqësuesit e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme për kërkesat e tyre në vitin 2025

Shkup, 3 janar 2025 (MIA)- Qeveria e re ka bashkëpunim të shkëlqyer me të rinjtë. Gjatë gjashtë muajve të fundit, ne iu përgjigjëm disa kërkesave të tyre, me të cilat u zgjeruan të drejtat dhe mundësitë për nxënësit dhe studentët. Vazhdojmë komunikimin dhe përpjekjet e rregullta për përmirësimin e standardeve të nxënësve dhe studentëve, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr.Vesna Janevska pas takimit të sotëm me përfaqësues të Trupit Kombëtar të Studentëve, Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme dhe Forumit për Ndryshime Arsimore, ku u diskutua për prioritetet e përbashkëta në vitin 2025.

„Vazhdojmë të diskutojmë për nevojat e tyre dhe të lehtësojmë procesin e arsimimit dhe funksionimit të përditshëm. Më vjen mirë që nxënësit dhe studentët janë të kënaqur me aktivitetet dhe masat e ndërmarra deri më tani, ndërsa unë ju siguroj se do të jetë edhe më mirë për ta në vendin e tyre. Për këtë vit kemi siguruam buxhet për standardin e studentëve që është 18% më i lartë se ai i vitit të kaluar dhe do të jetë 30 milionë euro”, theksoi Janevska.

Gjithashtu ajo rikujtoi se që në fillim të vitit kalendarik u mundësua transporti falas për studentët në Shkup, gjegjësisht Qeveria vendosi t'i transferojë 120 milionë denarë në NQP Shkup, për dallim nga udhëheqësia e mëparshme qeveritare, e cila prej tre vitesh nuk kishte sjellë vendim të këtillë.

Janevska informoi se vitin e kaluar kishte pranuar kërkesën e studentëve që nga tetori të shfrytëzohet subvencionimi i racionit edhe nga brucoshët gjë e cila nuk ishte më parë dhe se kjo masë ose do të zgjerojë përfshirjen e përfituesve ose do të rrisë shumën ditore për studentët të cilët tashmë e ushtrojnë këtë të drejtë.

„ Lehtësuam kriteret e shfrytëzimit të bursave për studentët e regjistruar në programet studimore për kuadër mësimor . Për bursat për ciklin e dytë të studimeve në vend mundësuam që të aplikojnë studentët me studime të përfunduara deridiplomike trevjeçare të cilët dikur ishin të diskriminuar. Plotësisht i kemi digjitalizuar procedurat, kështu që nuk ka më dorëzim të kontratave dhe aktvendimeve në letër. Do ta potencojë edhe këtë se pagesën e bursave të nxënësve dhe studentëve për vitin vijues shkollor gjegjësisht akademik e kemi bërë me kohë, ndryshe nga e kaluara kur pagesa vonohej për gjashtë e më shumë muaj”, u shpreh Janevska.

Ministrja rikujtoi se në rrjedhë është poashtu edhe rikonstruksioni në etapa i konvikteve studentore, ndërsa ndërtimi i FINKI-t dhe FKF-së do të vazhdojë këtë vit.

“Do të pasojnë edhe shumë investime të reja, kushte më të mira për arsimim dhe më shumë të drejta dhe mundësi që do t'i rregullojmë me rregullore të re ligjore. Vijon përgatitja e ligjeve të reja për arsimin e lartë dhe për standardet studentore, proces në të cilin studentët janë të përfshirë drejtpërdrejt”, shtoi Janevska, duke theksuar se të rinjtë janë ardhmëria dhe atyre duhet t'u sigurohen të gjitha kushtet për të realizuar potencialin e tyre këtu.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR