• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministrja Dimitrieska-Koçoska për vizitë pune në Bruksel

Ministrja Dimitrieska-Koçoska për vizitë pune në Bruksel

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA)- Nga sot deri më 8 nëntor, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga organizata “Miqtë e Evropës”, dedikuar situatës në Bashkimin Evropian dhe politikave për tejkalimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme.

Zgjerimi i BE-së është tema e panelit të diskutimit, për të cilën do të referojë ministrja Dimitrieska-Koçoska mbi reformat që e presin vendin në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe që janë përfshirë në përmbajtjen e Agjendës reformuese të miratuar së fundmi, duke theksuar përforcimin e përcaktimit të Qeverisë për zbatimin e saj.

Konferenca është pjesë e aktiviteteve të organizatës “Miqtë e Evropës”, që nxisin debatin ndërmjet palëve të involvuara, respektivisht hartuesve të politikave, komunitetit të biznesit, shoqërisë civile për krijimin e politikave dhe proceseve që do të krijojnë Evropë më gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të avancuar.

Në Bruksel, ministrja e Financave do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të lartë në Drejtorinë e KE-së për Politika të fqinjësisë dhe zgjerimit, si dhe do të ketë takim edhe me përfaqësues të Partisë Popullore Evropiane (EPP).

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR