• e martë, 01 tetor 2024

Ministria e Administratës Publike dha udhëzime për institucionet se si të veprojnë gjatë periudhës kur është në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e mjetit “balancues”

Ministria e Administratës Publike dha udhëzime për institucionet se si të veprojnë gjatë periudhës kur është në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e mjetit “balancues”

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Administratës Publike dha udhëzime për veprimet e institucioneve nga sektori publik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e mjetit “balancues” gjatë punësimit në  administratën publike.

"Në lidhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut U.Nr. 90/24, të datës 18 shtator 2024, Ministria e Administratës Publike dha udhëzime për veprimet e institucioneve të sektorit publik, të parashikuara në pikën 1 të këtij Vendimi, kumtuan sot nga Ministria.

Nga aty theksojnë se procedura e nisur tashmë për punësim në institucionet e sektorit publik ndërpritet, nëse shpallja publike për punësim në një institucion të sektorit publik është përgatitur në përputhje me aktet, përkatësisht dispozitat e parashikuara në pikën 1 nga  Vendimi i Gjykatës Kushtetuese (të ashtuquajturën shpallje publike theksohet përkatësia e një bashkësie, ndërsa kandidati detyrohet në aplikimin ta theksojë përkatësinë e bashkësisë).

"Procedura e nisur tashmë për punësim në institucionet e sektorit publik vazhdon, nëse shpallja publike për punësim në një institucion të sektorit publik nuk është përgatitur në përputhje me aktet, përkatësisht dispozitat e parashikuara në pikën 1 nga Vendimi i Gjykatës Kushtetuese (nëtë ashtuquajturën shpallje publike nuk theksohet përkatësia e një komuniteti dhe as kandidati nuk detyrohet në aplikimin ta theksojnë përkatësinë e komunitetit)", theksohet në kumtesën. 

Në Regjistrin e të punësuarve në sektorin publik, siç theksojnë nga Ministria e Administratës Publike, nuk regjistrohen të dhënat e të punësuarve në institucionet. 

Gjyqtarët kushtetues në seancën e mbajtur më 18 shtator vendosën të hapin një çështje për përdorimin e "balancuesit" gjatë punësimit në administratë publike. Ndërkohë, derisa të vendosin nëse është kushtetuese apo jo, "balancuesi" do të jetë i "ngrirë".

Gjykata Kushtetuese diskutoi në seancë nëse me vendosjen e përkatësisë së bashkësisë që është e nevojshme për të plotësuar secilin vend pune, kandidatët për nëpunës administrativë janë të kufizuar në disponueshmërinë e secilës punë, respektivisht nëse nga "detyrimi i kandidatëve për nëpunës administrativë në aplikimin për punësim midis të dhënave të tjera personale për të treguar përkatësinë e bashkësisë" shkel parimin e profesionalizmit dhe kompetencës dhe shkel të drejtën e garantuar me kushtetutë për punë dhe zgjedhjen e lirë të punësimit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës njoftues për lëndën, i formuar me iniciativën e KSHPK-së, Darko Kostadinovski, theksoi se sot absolutisht nuk flasin për heqjen e të drejtave të dikujt dhe se sipas mendimit të tij kjo masë afirmative ka përmbushur qëllimin e saj dhe se vetëm sistemi i meritave dhe kompetenca duhet të jetë kriteri i vetëm për punësim dhe avancim.

Komisioni anti-korrupsion në seancën e mbajtur më 11 janar të këtij viti vendosi të paraqesë një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e mjetit “balancues”, pasi vlerësojnë se me këtë bëhen abuzime gjatë punësimit. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR