• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim mes kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe ambasadorit të Francës Le Rigoler

Takim mes kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe ambasadorit të Francës Le Rigoler

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Sot, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, zhvilloi një takim me ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristof Le Rigoler. Gjatë takimit, u diskutuan tema të shumta që prekin gjendjen aktuale dhe zhvillimet politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe Ambasadës Franceze.

"Një nga temat kyçe që u trajtua ishte rëndësia e mësimit të gjuhës frënge në shkollat fillore komunale të Tetovës. Gjuha frënge ka qenë një prioritet në arsimimin e fëmijëve të Tetovës për shumë vite, dhe të dyja palët ranë dakord për nevojën e vazhdimit të kësaj tradite të pasur kulturore. Ambasadori Le Rigoler shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur përpjekjet e komunës në avancimin e mësimdhënies së gjuhës frënge, duke nënvizuar rëndësinë e saj jo vetëm për arsimin, por edhe për zhvillimin kulturor dhe ndërkombëtar të qytetit", kumtuan nga komuna e Tetovës.

Kryetari Kasami theksoi përvojat pozitive të deritanishme të bashkëpunimit me Ambasadën e Francës, duke vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme dhe duke shprehur interes për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve në fusha të ndryshme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR