• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nga data 1 deri më 30 tetor do të mund të aplikohet për vazhdimin e të drejtës për bursë studentore

Nga data 1 deri më 30 tetor do të mund të aplikohet për vazhdimin e të drejtës për bursë studentore

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informon se nga nesër do të mund të aplikohet për vazhdimin e të drejtës për bursë studentore dhe se afati i fundit është deri më 30 tetor.

"Njoftohen të gjithë përfituesit e së drejtës për bursë studentore të fituar në një nga vitet e kaluara akademike, të cilët plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e saj, se periudha e aplikimit fillon nga data 01.10.2024 dhe zgjat deri më 30.10.2024", theksojnë nga MASH.

Siç sqarohet, shfrytëzuesi i bursës në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk duhet të bashkëngjisë vërtetim për semestrin e ardhshëm, përkatësisht vitin e studimit; vërtetim me provime të kaluara; vërtetim për provimet e parashikuara dhe të kaluara (formulari UPPI) me rezultate të viteve të kaluara dhe një indeks nga semestri i parë i regjistruar deri në semestrin e fundit të verifikuar si dëshmi se ai ka kaluar 80 për qind ose 90 për qind (në varësi të llojit të bursës së përdorur) provimet e planifikuara, pra që ka mbajtur suksesin mesatar të studimeve, sipas marrëveshjes.

Për më shumë informata apo pyetje, studentët mund të kontaktojnë në adresën elektronike studenti.stipendii@mon.gov.mk. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR