• e shtunë, 09 nëntor 2024

Ministri Toshkovski në takim me drejtorin e Agjencisë së industrisë së mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gjorgjun

Ministri Toshkovski në takim me drejtorin e Agjencisë së industrisë së mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gjorgjun

Shkup, 2 shtator 2024 (MIA)- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi takim pune me drejtorin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes të Turqisë, Haluk Gjorgjun. Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të industrisë së mbrojtjes së Turqisë.

Në takim, delegacioni turk prezantoi kapacitetet dhe mundësitë të cilat i ofron nga industria e mbrojtjes turke si një lider në rajon, në drejtim të pajisjes dhe rritjes së aftësive të Ministrisë në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar transnacional dhe migracionit të paligjshëm.

"Turqia është një nga partnerët tanë më të afërt, ne jemi së bashku në NATO, dhe marrëdhëniet tona miqësore verifikohen nga bashkëpunimi i fortë ekonomik, tregtar, bashkëpunimi në sferën e sigurisë, bashkëpunimi kulturor, në të cilat të dy vendet mbeten të përkushtuara. Ne po shohim mundësi për bashkëpunim me prodhuesit e kompanive turke në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë për të përmirësuar kapacitetin e policisë sonë. Ne po ndërtojmë një polici evropiane moderne dhe të pajisur që do të sigurojë siguri për çdo qytetar, pasi funksionaliteti i sistemit të sigurisë është një parakusht për funksionimin dhe përparimin e shtetit ligjor dhe mirëqenies së qytetarëve të tij", tha ministri Toshkovski.

Ministri Toshkovski prezantoi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e digjitalizimit, trajnimit të vazhdueshëm të të punësuarve dhe forcimin e kapaciteteve për sistemin e integruar të menaxhimit të kufirit. Në këtë drejtim, drejtori Gjorgjun prezantoi mundësitë dhe zgjidhjet që ata kanë zhvilluar dhe zbatuar duke aplikuar teknologjitë më të fundit siç është inteligjenca artificiale.

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR