• e premte, 27 dhjetor 2024

Ministri serb i Punëve të Brendshme thotë se e dinë kush e vrau Oliver Ivanoviqin

Ministri serb i Punëve të Brendshme thotë se e dinë kush e vrau Oliver Ivanoviqin

Beograd, 21 qershor 2023 (MIA) - Ministri serb i Punëve të Brendshme, Bratislav Gashiq, deklaroi sot në Parlament se vrasësi i Oliver Ivanoviqit është i njohur dhe se ai është nën mbrojtjen e Gjermanisë.

"Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi dhe kërkuam nga autoritetet gjermane, nën mbrojtjen e të cilëve është ai njeri, të na japin informacion. Kemi fotografi nga aeroporti i Tiranës kur ka zbritur, kur ka hyrë në Prishtinë, në banesë, ka thënë Gashiq në Kuvendin e Serbisë, duke thënë se "kjo është rezultat i punës së përbashkët të Prokurorisë për Krim të Organizuar, MPB-së dhe BIA-s".

Ministri i Punëve të Brendshme shtoi se "fakti që vrasësi është i padisponueshëm për autoritetet serbe, nuk do të thotë se ai nuk do të mund të ndiqet penalisht në Serbi në të ardhmen e afërt".

Lideri i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 në Mitrovicë. Ai u qëllua nga pesë plumba në gjoks dhe iu nënshtrua plagëve të marra në spital.

Ndërkaq, Miroslav Ivanoviq, vëllai i Oliverit, deklaratën e ministrit Gashiq e sheh si “justifikim politik” dhe terren për duel politik.

“Nuk ka nevojë në atë mënyrë të përdoret ky rast dhe të dhënat nga ai rast, që padyshim nuk janë aq të reja. Ato datojnë nga disa kohë më parë. Ky rast po përdoret për arsyetime politike apo kusuritje”, thotë Ivanoviq. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR