• e mërkurë, 28 gusht 2024

Ministri Mucunski për vizitë pune në Kroaci

Ministri Mucunski për vizitë pune në Kroaci

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunsku sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Kroacisë, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Gordan Gërliq Radman.

Siç informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në kuadër të vizitës Mucunski do të ketë takim të ndarë me nikoqirin e tij, ministrin Radman. Mucunski do të jetë i ftuar në sesionin e veçantë të Konferencës vjetore të ambasadorëve, konsujve të përgjithshëm dhe përfaqësues ushtarakë të Kroacisë jashtë vendit, ku do të drejtohet në temën "Bashkimi Evropian pas ciklit të ri zgjedhor, Evropa - lokalisht dhe globalisht dhe gjendjet në EJL: Nga këndvështrimi e RMV-së".

Në fokus të bisedimeve mes dy ministrave do të jetë procesi i integrimit në BE, si dhe sfidat në rrugën e integrimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ministrat Mucunski dhe Radman do të diskutojnë edhe për mundësitë për intensifikimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në kuadër të vizitës në Zagreb, ministri Mucunski, si anëtar i delegacionit shtetëror të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në programin e vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Kroacisë, e cila po realizohet me ftesë të kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR