• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Përfaqësuesit e VLEN-it pritën delegatët e American Council of Young Political Leaders (ACYPL)

Përfaqësuesit e VLEN-it pritën delegatët e American Council of Young Political Leaders (ACYPL)

Shkup, 28 gusht 2024

Sot në Tetovë, patëm kënaqësinë të mirëpresim delegatët e American Council of Young Political Leaders (ACYPL): Thomas Beadle, Lauren Campbell, Jeremy Gray, Laurie Pohutsky, Stephanie Reyes, Megan Ronk, dhe Pete Seat. 

Delegatët u pritën nga përfaqësuesit e VLEN, të cilët janë alumni të ACYPL programit nga ambasada e SHBA-së në Shkup. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke u shoqëruar me nderimet e merituara për miqtë tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, diskutuam një sërë temash politike dhe ndamë ide për të ardhmen. Shkëmbimi i mendimeve ishte i hapur dhe konstruktiv, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë. 

Së bashku u dakorduam dhe pohuam se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të mbeten aleati ynë kryesor strategjik. 

Vizita e delegatëve nga ACYPL ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar marrëdhëniet tona dhe për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen.

Kaltrina Zekolli- Shaqiri, zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR