• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri francez e akuzon Benzemën për lidhje me terroristët

Ministri francez e akuzon Benzemën për lidhje me terroristët

 Paris, 18 tetor 2023 (MIA) - Futbollisti Karim Benzema mban lidhje me organizatën terroriste Vëllazëria Myslimane, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Zherard Darmanin. 

Reagimi i ashpër në adresë të përfaqësuesit shumëvjrçar francez vjen pasi Benzema së fundmi në rrjetet sociale i ka quajtur "bombardimet e pajustifikuara izraelite ndaj objektivave civile në Gazë".

"Lutjet tona janë për banorët e Gazës, të cilët përsëri janë vitkima të bombardimeve të pajustifikuara që nuk kursejnë as gratë, e as fëmijët", ka shkruar në rrjetet sociale Benzema, i cili këtë verë e ka lëshuar Real Madridin dhe ka nënshkruar me Al Itihadin saudit.

Ministri francez Darmanini e lidhi Benzemën si një person që në një dritë pozitive e propagandon  në opinion lëvizjen militante Hamas, ndërsa një reagim edhe më i ashpër erdhi nga politikania franceze Valeri Boje, e cila bëri thirrje që t'i merret Benzemës çmimi prestigjioz “Topi i Artë”, të cilin e fitoi në vitin 2022. qa/

Foto: X

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR