Miliona njerëz në mbarë SHBA-në do të goditen nga një stuhi e borës
- Miliona njerëz anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërcënohen me stuhi, reshje të dendura bore, akull dhe shi të ftohtë, njoftoi sot Shërbimi Kombëtar Meteorologjik.
- Post By Sara Ademi
- 09:46, 5 janar, 2025
Nju Jork, 5 janar 2025 (MIA) - Miliona njerëz anembanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërcënohen me stuhi, reshje të dendura bore, akull dhe shi të ftohtë, njoftoi sot Shërbimi Kombëtar Meteorologjik.
Guvernatorët e Kentakit dhe Virxhinias kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme para stuhisë së parashikuar të dimrit.
"Kjo stuhi sjell rreziqe të shumta, nga reshjet e mëdha të borës deri te rrugët e akullta," paralajmëroi meteorologu i Qendrës Kombëtare Meteorologjike Riç Ban, duke shtuar se më shumë se 60 milionë njerëz janë në rrezik nga stuhia e ardhshme. sa/
Foto: EPA