• e mërkurë, 08 janar 2025

Baro: Kushtet në të cilat janë arrestuar qytetarët francezë në Iran i ngjajnë torturës

Baro: Kushtet në të cilat janë arrestuar qytetarët francezë në Iran i ngjajnë torturës

Paris, 7 janar 2025 (MIA) – Situata  me tre shtetasit e arrestuar francezë në Iran po përkeqësohet, ndërsa disa prej tyre janë në kushte të cilat i ngjajnë torturës, deklaroi sot ministri francez i punëve të jashtme Zhan Noel Baro.

“Situata e bashkëqytetarëve tanë të cilët janë arrestuar në Iran është thjeshtë e papranueshme. Ata janë të mbyllur pa arsye disa vjet, në kushte të cilat janë definicion për torturë sipas të drejtës ndërkombëtare”, tha Baro në konferencën e ambasadorëve francezë.

Ai shtoi se marrëdhëniet e ardhshme me Iranin dhe heqja eventuale e sanksioneve do të varen nga lirimi i tyre.

Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi dje se Irani është “sfidë e madhe strategjike dhe e sigurisë” për Francën dhe Evropën, sepse gjithnjë e më shumë i afrohet pikës prej të cilës nuk ka kthim në programin e tij bërthamor. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR