• e mërkurë, 08 janar 2025

Frederiksen: Grenlanda i përket grenlandezëve

Frederiksen: Grenlanda i përket grenlandezëve

Kopenhagë, 7 janar 2025 (MIA) – Grenlanda i përket grenlandezëve, deklaroi sot kryeministrja daneze Mete Frederiksen lidhur me vizitën e djalit të Donald Trampit në ishullin arktik, pasi babai i tij propozoi përfshirjen në territorin drejt SHBA-së.

“Siç tha kryeministri (i Grenlandës) Mute Egede, Grenlanda nuk është në shitje”, deklaroi Frederiksen për TV2.

“SHBA-ja është aleatja jonë më e afërt”, theksoi ajo në të njëjtën kohë.

Donald Trampi më i riu sot zbriti në ishull me aeroplan privat në orën 12:50 sipas Griniçit.

“Jo, nuk do ta blej Grenlandën. Në fakt do të shkoj në shëtitje private, njëditëshe në Grenlandë”, tha dje ai në podkastin e tij, duke theksuar se vizita e tij është turistike.

Babai i tij, presidenti i porsazgjedhur amerikan, Donald Tramp në platformën e tij „Tryth Social“ në fund të dhjetorit shkroi se është absolutisht e nevojshme që SHBA-ja ta marrë pronësinë dhe kontrollin ndaj Grenlandës për, siç bëri të ditur, sigurinë dhe lirinë kombëtare në mbarë botën. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR