• e enjte, 03 tetor 2024

Milevski ka ftuar 25 lojtarë për ndeshjet me Letoninë dhe Armeninë

Milevski ka ftuar 25 lojtarë për ndeshjet me Letoninë dhe Armeninë

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski sot ka bërë të ditur listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kundër Letonisë në Riga (10 tetor) dhe Armenisë në Jerevan (13 tetor) të Ligës së kombeve.

Në listën e trajnerit Milevski për dy ndeshjet janë 25 lojtarët si më poshtë:

portierë: Stole Dimitrievski, Damjan Shishkovski dhe Igor Aleksovski;

mbrojtje: Visar Musliu, Nikolla Serafimov, Jovan Manev, Ezxhan Alioski, Bojan Dimovski, Ahmed Iljazovski, Stefan Ashkovski, Gjoko Zajkov dhe Andrej Stojçevski;

mesfushë: Enis Bardhi, Jani Atanasov, Tihomir Kostadinov, Elif Elmas, Isnik Alimi, David Babunski, Dimitar Mitrovski;

sulmi: Bojan Miovski, Milan Ristovski, Darko Çurlinov, Aleksandar Trajkovski, Lirim Qamili dhe Mario Ilievski.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR