• e enjte, 26 dhjetor 2024

Miler: SHBA mbështet negociatat e drejtpërdrejta paqësore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Miler: SHBA mbështet negociatat e drejtpërdrejta paqësore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Uashington, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken vazhdimisht bisedon për normalizimin e marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit me ministrin turk të Punëve të Jashtme Hakan Fidan, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Metju Miler.

"Do të them se në të gjitha bisedat (ose të gjitha bisedat mes sekretarit të shtetit Blinken dhe ministrit të Punëve të Jashtme Fidan) kjo është temë që del në pah. Nuk do të jap detaje, por është diçka që diskutojnë rregullisht personalisht dhe në telefon!", tha Miler.

Ai iu referua deklaratës së Fidanit në Baku dje i cili tha se beson se Armenia dhe Azerbajxhani ishin më afër se kurrë një marrëveshje paqësore.

"E përshëndesim rolin produktiv të Turqisë në zgjidhjen e këtij konflikti. Ne pajtohemi me atë që tha ministri i Jashtëm se paqja është e mundur dhe ne do të mbështesim negociatat e drejtpërdrejta midis dy palëve për ta arritur atë", shtoi Miler. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR