• e enjte, 04 korrik 2024

Milani ka trajner të ri

Milani ka trajner të ri

Milan, 13 qershor 2024 (MIA) - Paulo Fonseka edhe zyrtarisht është trajneri i ri i gjigantit italian, Milan. Kontrata e trajnerit 51-vjeçar është për tre vite.

Trajneri i lindur në Mozambik, i cili gjithashtu ka shtetësi portugeze, drejtoi së fundmi skuadrën franceze Lil. Ai vjen pas Stefano Piolit në këtë pozicion.

Fonseka tashmë ka përvojë në futbollin italian. Në periudhën 2019-2021 ishte në krye të Romës, ndërsa më parë ishte trajner i Shahtjor Donjeckut për tre vjet.

Karriera e Fonsekës kalon edhe përmes Bragës, Pakosh Fereiras, Portos dhe Alavesit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR