• e premte, 12 korrik 2024

Milani i gatshëm ta lirojë Leaon për 175 milionë euro

Milani i gatshëm ta lirojë Leaon për 175 milionë euro

Milano, 6 shkurt 2024 (MIA) - Futbollisti i Milanit, Rafael Leao është në dispozicion për një transferim prej 175 milionë euro, bën të ditur gazetari Sebastien Denis në rrjetin social X.

Sipas Denis, klauzola e lirimit të kontratës së portugezit me milanezët është aktive nga 5 korriku deri më 15 korrik të vitit 2028.

Vetë Leao do të donte të performonte në Angli ose Spanjë. Ai beson se ciklit të tij në Milano po i vjen fundi.

Është raportuar se PSZH-ja po e konsideron lojtarin si një opsion për të zëvendësuar sulmuesin Kilian Mbape i cili mund të largohet për në Real Madrid.

Njëzet e katër vjeçari Leao luan për Milanin që nga viti 2019. Këtë sezon ai luajti 27 ndeshje për kuqezinjtë, shënoi gjashtë gola dhe pati shtatë asistime.

Portali “Transfermarkt” vlerëson Leaon në 90 milionë euro. Kontrata e tij me Milanin është deri verën e vitit 2028. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR