• e martë, 12 nëntor 2024

Milani do të ndërtojë stadium të ri me një kapacitet prej 70.000 ulëse

Milani do të ndërtojë  stadium të ri me një kapacitet prej 70.000 ulëse

Milano, 1 mars 2024 (MIA) - Pronarët e shtatë herë kampionit të Evropës Milan paralajmëruan  ndërtimin e një stadiumi të ri me qëllim që "Rosonjerët"   në mënyrë të barabartë të garojnë me klubet elitare të kontinentit.

Duke folur në „Financial Times Business of Football Summit“ në Londër, drejtori ekzekutiv i Milanit, Geri Kardinale, paralajmëroi se klubi do të marrë një "shtëpi të re me 70.000 ulëse".

“Kjo duhet të jetë mirë jo vetëm për Milanin, por edhe për Italinë dhe Serinë A”, tha Kardinale.

Milani dhe rivalët e qytetit Inter Milan kanë kohë që po mendojnë të largohen nga stadiumi ikonik "San Siro", i cili është në pronësi të autoriteteve lokale, dhe të ndërtojnë stadiumet e tyre të veçanta në periferi të Milanos. qa

Foto: "X"

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR