• e diel, 06 tetor 2024

Milan e shet fanellën e portierit me emrin Olivie Zhiru

Milan e shet fanellën e portierit me emrin Olivie Zhiru

Milano, 9 tetor 2023 (MIA) - Ekipi i Milanit ka lëshuar në shitje fanellën e portierit me emrin e Olivie Zhiru, pasi sulmuesi francez mbrojti me sukses portën e milanezëve gjatë fundjavës së kaluar në fitoren si mysafirë ndaj Xhenovas me rezultatin 1:0.

Portieri standard i Milanit, Majk Minjon, është përjashtuar nga loja në fund të ndeshjes, ndërsa Zhiru qëndroi në vendin e tij dhe me intervenim të shkëlqyeshëm e mbrojti goditjen e futbollistit vendas, Xhorxh Pushkash pak para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit.

"Olivie Zhiru u bë pjesë e historisë së Milanit me intervenimin në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Xhenovas. Klubi vendosi ta shpërblejë paaqitjen e tij. Në mënyrë shtesë, tifozët tani mund të blejnë fanellë të portierit me mbishkrimin 'Zhiru 9'", kumtoi Milan.

Mediumet italiane njoftuan se fanelllat e portierit të Zhirus në shitoret zyrtare të Milanit tashmë janë shitur. bsh/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR