• e martë, 16 korrik 2024

Mickoski: Vizita në Uashington ishte jashtëzakonisht e suksesshme, i prezantuam planin dhe prioritetet tona

Mickoski: Vizita në Uashington ishte jashtëzakonisht e suksesshme, i prezantuam planin dhe prioritetet tona

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me vizitën në Uashington theksoi se bëhet fjalë për një vizitë jashtëzakonisht të suksesshme me agjendë intensive, në të cilën bashkëbiseduesit kishin mundësi të shohin politikanë më ndryshe, me plan dhe prioritete të qarta.

"Vizitën në Uashington e cila kishte agjendë intensive, unë do ta vlerësoja si një vizitë jashtëzakonisht të suksesshme, në të cilën bashkëbiseduesit patën mundësi të shohin politikanë më ndryshe të cilët vijnë prej këtu, jo politikanë të cilët për gjtihçka thonë "po" por politikanë të cilët kanë plan të qartë. E prezantuam planin tonë, treguam cilat janë prioritetet tona edhe si qytetarë dhe si shtet, dhe mendoj se nga ana tjetër morën informacion për atë që nuk e kanë dëgjuar deri tani", deklaroi sot Mickoski nga Ohri.

Ai shtoi se me dinjitet do të mbrohen interesat e shtetit dhe theksoi se në shtet duhet të sundojë ligji, ndërsa institucionet të jenë funksionale. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR