• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Thirrja e ardhshme e Qeverisë për komunat do të publikohet në shkurt-mars, vitin e ardhshëm

Mickoski: Thirrja e ardhshme e Qeverisë për komunat do të publikohet në shkurt-mars, vitin e ardhshëm

Shkup, 15 nëntor 2024 (MIA) – Thirrja e ardhshme e Qeverisë për mbështetje të komunave do të publikohet në shkurt ose mars të vitit të ardhshëm, varësisht gatishmërisë së komunave deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pasi u mbajt konferenca vjetore e organizatave civile: “Bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile” e cila u mbajt në Shkup. Për komunat, lehtësime janë edhe ndryshimet e miratuara të ligjit për tokë ndërtimore me çka do të lirohen nga pagesa e taksave komunale gjatë ndërtimit të shkollave dhe kopshteve të fëmijëve. 

“Miratuam ligj në parlament, ndryshime në ligjin për tokë ndërtimore ku të gjithë ato objekte publike siç janë kopshte, shkolla të cilat janë pronë e shtetit do të lirohen nga pagesa e taksave komunale. Kishte raste në Shkup, qyteti i Shkupit, e dini aty si është gjendja për ta zgjatur periudhën, të mos i lirojë komunat në Shkup nga taksat komunale, prandaj ato të mos munden të fillojnë me ndërtimin e kopshteve, shkollave, etj. dhe tani me këtë ligj edhe ajo pengesë është mënjanuar. 

Me ndryshimet e miratuara, theksoi kryetari i Qeverisë, pret që të ndërtohen kopshte, shkolla dhe të vendoset mësim në një ndërrim që është vlerë e shtuar edhe për prindërit edhe për nxënësit. Mësimi në një ndërrim në shkollat fillore, që është përcaktim qeveritar, vlerëson kryeministri do të mundësojë siguri më të madhe për prindërit dhe është mundësi e mirë që nxënësit të krijojnë miqësi të reja, të shoqërohen dhe shkëmbejnë njohuri. 

“Kjo domethënë do të duhet të ketë ndërhyrje ndërtimore në disa shkolla ku ka punë në dy ndërrime në disa komuna, jo në të gjitha dhe tani nëse ne ende ishim peng i sjelljes së Qytetit të Shkupit dhe i individëve aty, atëherë do të duhej kjo politikë e cila është vlerë e shtuar për prindërit dhe fëmijët të presë. Por, ja edhe kjo u tejkalua dhe mendoj se punët shkojnë mirë”, deklaroi kryeministri. 

Për thirrjen paraprake një pjesë e komunave në mënyrë shtesë duhej të dorëzojnë dokumente shtesë, për çka informacionet duhet t’i sigurojë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. fc/

Fotografia: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR