• e martë, 31 mars 2026

Mickoski pret rezultate të frytshme dhe të suksesshme nga sesioni i prillit i Dialogut Strategjik me ShBA-në

Mickoski pret rezultate të frytshme dhe të suksesshme nga sesioni i prillit i Dialogut Strategjik me ShBA-në

 Shkup, 28 mars 2026 (MIA) - Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një deklaratë për mediat sot theksoi se pret rezultate të frytshme dhe të suksesshme nga sesioni i Dialogut Strategjik me ShBA-në, i cili do të mbahet në prill në Uashington.

 "Pres një dialog strategjik të frytshëm dhe rezultate të frytshme dhe shumë të suksesshme nga ky sesion i Dialogut Strategjik. Ne kemi një sërë aktivitetesh ndërkombëtare që vetëm sa konfirmojnë se kjo Qeveri po ndjek një politikë të jashtme parimore dhe strategjikisht të rëndësishme, dhe jo një politikë gjunjëzimi dhe pritjeje mëshire. ShBA janë partneri ynë më i madh strategjik dhe kemi bashkëpunim miqësor, dhe si pjesë e këtij bashkëpunimi miqësor është ky Dialog Strategjik, i cili në fillim të prillit do të zhvillohet në Uashington, ShBA, tha Mickoski pas ngjarjes nën moton "Youth Vision 2030: Western Balkans, Stability & AI in Education".

 Kryeministri njoftoi se në këtë takim në Uashington do të marrin pjesë disa anëtarë të Qeverisë dhe se do të bisedohet për bashkëpunim në disa fusha.

 "Por, për detajet le të ndodhë, dhe pastaj do të flasim më hollësisht", tha kryeministri Micoski.

 Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR