• e mërkurë, 08 janar 2025

Mickoski për Grubin: Të gjithë të arratisurit nga drejtësia, të vijnë dhe të përballen me faktet

Mickoski për Grubin: Të gjithë të arratisurit nga drejtësia, të vijnë dhe të përballen me faktet

Shkup, 7 janar 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski sot ju bëri thirrje të gjithë të arratisurve nga drejtësia të kthehen në vend dhe të përballen me dëshmitë që të mund të shihet nëse janë fajtorë.

“Nuk do të doja të spekuloja. Por, ju bëj thirrje të gjithë atyre që ikën nga drejtësia, të vijnë dhe të përballen me faktet, argumentet dhe dëshmitë para organeve që të mundemi të nxjerrim konkluzion nëse ata janë fajtorë për atë që ekziston dyshimi. Nuk do të mund të zbuloj çfarëdo lloj hollësish lidhur me të arratisurit nga drejtësia”, tha Mickoski i pyetur nëse Qeveria ka bashkëpunim me Qeverinë shqiptare pas informacioneve se Grubi gjendet në territorin shqiptar.

Ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, bashkë me ish drejtorin e “Lotarisë Shtetërore” Përparim Bajrami, kërkohet me urdhër arrest lidhur me keqpërdorimet në Lotarinë Shtetërore në vlerë mbi tetë milionë euro. Me kërkesë të Prokurorisë Publike, u është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Grubi është vendosur në listën e zezë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së më 9 dhjetor bashkë me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të madh. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR