• e premte, 23 gusht 2024

Mickoski: Gjyqtari Pajaziti ka shumë vendime diskutabile, Këshilli Gjyqësor të vendosë për karrierën e tij

Mickoski: Gjyqtari Pajaziti ka shumë vendime diskutabile, Këshilli Gjyqësor të vendosë për karrierën e tij

Negotinë, 21 gusht 2024 (MIA) - Ia lë Këshillit Gjyqësor të vendosë me karrierën gjyqësore të gjyqtarit Pajazit Pajaziti, theksoi kryeministri Hristijan Mickosku në pyetjen e gazetarëve nëse gjyqtari Pajaziti duhet të përgjigjet për arratisjen e Blerim Ramadanit.

Sipas Mickoskit, Pajaziti është gjyqtari i preferuar i LSDM-së dhe BDI-së dhe siç tha ai, me shumë gjykime diskutabile në të kaluarën.

"Ai është gjyqtari i preferuar i LSDM-së dhe BDI-së dhe ai i ka treguar cilësitë e tij në të kaluarën. Pajaziti është gjyqtar i cili në të kaluarën ka bërë shumë gjykime të llojit të tillë të cilat janë diskutabile dhe ia lë Këshilli Gjyqësor të vendosë se ç'farë do të bëjë më pas me karrierën gjyqësore të Pajazitit", deklaroi Mickoski, gjatë vizitës në Negotinë.

Kryeministri përsëriti se nevojiten reforma në sistemin gjyqësor për shkak të, siç tha besimit kataklizmik dhe katastrofik. Ai theksoi se reformat janë të nevojshme për t'u mposhtur kërcënimi i sigurisë, nga gjendja pandemike me krimin dhe korrupsionin, sepse, theksoi, "nuk do të thotë kërcënim i sigurisë vetëm nëse dikush ka marrë armë në dorë dhe e rrezikon territorin e shtetit".

"Dhe po, në Programin tonë qëndron se duhet të shpërndahet Këshilli Gjyqësor, i tillë siç është partiak. Por edhe Këshilli i Prokurorëve Publik, sepse e shihni se ç'farë po ndodh atje. Njerëzit të cilët janë pjesë e institucionit, ngadalë por sigurt kanë njohuri për veprat e kryera penale etj. Por, pasi u hap debati në opinion, ne jemi të gatshëm si Qeveri transparente, Qeveri e cila dëshiron të kujdeset për të ardhmen, ndërsa jo për të kaluarën t'i dëgjojmë të gjithë dhe nëse është e nevojshme të bëjmë një mozaik nga e gjithë kjo", thotë Mickoski.

Duke përsëritur se nëse nuk kemi shtet juridik kemi edhe kërcënim të sigurisë tha se për shkak të kësaj nuk mund të lejojmë të kemi politikanë krimi,  kriminelë dhe nivel të lartë të korrupsionit.

Ai nga Negotina tha se do të vazhdojnë me konsultimet për reformat në gjyqësor, me qëllim që të arrihet formula, me të cilën qytetarët do të besojnë se drejtësia vlen për të gjithë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR